
Strategu Erik Ten Hag po vijon të japë maksimumin çdo ditë për ta rikthyer Manchester United në atë ekipin e dikurshëm , i cili frikësonte çdo rival.
Pavarësisht blerjeve në merkaton e janarit , të domosdoshme për vijimësinë , hollandezi natyrisht po analizon edhe largimet nga ‘’ Old Trafford ‘’ për të patur në dispozicion ekipin e preferuar drejt arritjes së këtij objektivi.
Sulmuesi Facundo Pellistri pavarësisht se konsiderohet një talent i padiskutueshëm dhe e ardhmja e kombëtares së Uruguajit, nuk ka mundur të aktivizohet mjaftueshëm duke e detyruar ishi-n e Ajax Amsterdamit ta deklarojë të padëshiruar në lidhje me të ardhmen .
Largimi i 20 vjeçarit nga ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ mendohet se është zgjidhja e duhur dhe agjenti i talentit nga Montevideo pretendon një përfaqësim dinjitoz me ‘’ Celestët ‘’ në Botërorin e Katarit , determinant për të ardhmen e Facundo Pellistrit.
Kjo situatë e ka detyruar kryeqytetasin të kërkojë rikthimin tek Deportivo Alaves për të rikuperuar terrenin e humbur pasi për të është e rëndësishme të aktivizohet sa më shumë gjatë ndeshjeve.
Ideja e drejtuesve të ‘’ The Red Devilsave ‘’ përkon me atë të Facundo Pellistrit dhe sipas parashikimeve e ardhmja do të jetë në Primera Division , një kampionat nga më cilësorët në Europe që do ti shërbente për të ribuzëqeshur yllit uruguajan.



