
FIFA ka zbuluar këngën që do të shoqërojë Botërorin që do të mbahet në Katar nga 21 nëntori dhe më 18 dhjetor.
“Hayya Hayya” e cila përkthehet “më mirë së bashku”, do të jetë kënga zyrtare e Botërorit “Katar 2022”.
Ky projekt është një bashkëpunim, i 3 artistëve, Trinidad Cardona, Davido dhe Aisha. Kënga është një bashkim i rrymave “R&B” dhe “rege”.
Ky projekt pritet të ketë një sukses të madh, duke ditur audiencën e madhe të Botërorit, siç ka ndodhur edhe më këngët në të kaluarën.



