
Fillimi jo i mirë i sezonit detyron drejtuesit e Juventusit të zhvillojnë një merkato cilësore për të hedhur pas krahëve këtë periudhë të vështirë .
Bardhezinjtë nuk e kanë më atë shkëlqimin e dikurshëm dhe prioritet për ta në janar mbetet Milinkovic -Savic.
Sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘’, torinezët s’do ta kenë aspak të lehtë për arsye të rëndësisë së 27 vjeçarit tek lacialët por presidenti Claudio Lotitto nuk e përjashton shitjen e tij në rastin e një oferte bindëse.
Deri në këtë stad të sezonit numëron 4 gola dhe 7 asiste në 12 sfida me lacialët. Rëndësinë e tij e ka konfirmuar edhe kapiteni i ekipit Ciro Immobile i cili i ka kërkuar drejtuesve të sakrifikojnë për qëndrimin e mesfushorit me këtë deklaratë :
“ Ai është i mrekullueshëm . Mund të them se është në të njëjtin nivel me Kevin De Bruyne ‘’ , komentoi sulmuesi.
Sipas portalit ‘ Olocip ‘ Sergej Milinkovic- Savic kushton 83 milionë euro , shifër e cila mund të shënojë rritje në rastin e një performance pozitive në Botërorin e Katarit por sipas Fabrizio Romanos akordi ndërmjet Lazios dhe Juventusit mund të arrihet për shifrën e 75 milionë eurove.
Prej shumë vitesh Sergej Milinkovic- Savic është tentuar nga ekipe me emër , ndër të cilët mund të përmendet edhe Manchester United por rezistenca e kryeqytetasve e ka shmangur largimin e fantazistit nga ‘’ Olimpico ‘’.



