
Miralem Pjanic duket gjithnjë edhe më larg Barcelonës. Klubi katalanas prej kohësh kërkon ta largojë mesfushorin boshnjak, për shkak të problemeve financiare dhe rrogës së futbollistit.
Prej kohësh është folur për një rikthim të mundshëm të boshnjakut te Juventusi, por në sezonin e ri mund ta shohim te rivalët e bardhezinjve.
Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, trajneri i Napolit, Spalletti e ka telefonuar Pjanicit, duke i thënë se dëshiron të ketë në skuadër për sezonin e ri. Trajneri italian e njeh mirë 31-vjeçarin, pasi në të kaluarën e ka pasur nën urdhrat e tij, gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e Romës.
Barcelona është gati të nisë negociatat me Napolin për të shitur mesfushorin, pasi nuk bën pjesë në planet për sezonin e ri.



