
Eksperienca në Serinë A duket se do të përfundojë shumë shpejt për mesfushorin Luis Alberto . Spanjolli po e mendon seriozisht rikthimin në atdhe pas lënies së gjurmëve tek Lazio , rival tepër i respektuar në Itali .
Në skenë janë përfshirë Atletico , Sevilla dhe Barcelona , skuadra që sigurisht janë në një proçes rindërtimi dhe lojtarët me eksperiencë janë një shtysë për të bërë më mirë në të ardhmen .
Për sa i përket ‘’ Los Colchoneros ‘’, gjërat nuk po funksionojnë siç duhet dhe Diego Simeone nuk ka të ndalur në kërkimin e elementëve që do ti sigurojnë vijimësinë kryeqytetasve .
Prej shumë kohësh 29 vjeçari preferohet në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ dhe drejtuesit spanjollë mendojnë se ka mbërritur momenti për të firmosur me ishi-n e Liverpoolit.
E kaluara lidhet ngushtë me Luis Alberton sepse Atletico preferoi Rodrigo De Paulin duke e anashkaluar mesfushorin e Lazios por kohët kanë ndryshuar dhe rendimenti i tij ka rezultuar me të vërtetë për tu duartrokitur.
Nëse i referohemi andaluzëve është e qartë se largimi i Ever Banegas nga ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ la një boshllëk të madh dhe drejtori sportiv Monchi ka tentuar në disa raste transferimin e tij në Andaluzi.
Me kalimin e viteve Luis Alberto është shquar si një lojtar determinant në 11-shen e bardhekaltërve dhe për mesfushën do të ishte një frymëmarrje firmosja me lojtarin nga Cadiz .
Ndërsa Barcelona sigurisht po ecën me hapat e duhur dhe deri më tani ka bërë një punë voluminoze drejt rikthimit në kohët e arta .
Merkatoja e janarit i dha për të kuptuar se gjërat po normalizohen dhe Xavi Hernandez e ka konfirmuar disa herë se e preferon mënyrën e lojës së Luis Albertos .
Megjithatë forcat e shumta në këtë repart nuk e shëndërrojnë në një prioritet për ‘’ Los Cules ‘’ por po e mbajnë nën vëzhgim sepse është një element me të dhëna tejet pozitive .



