
Sezoni i shkëlqyer në Premier e ka vendosur Emiliano Martinez në radarët e Juventusit . Argjentinasi ka bërë hapa galopantë me Aston Villan duke u konsideruar si një ndër portierët risi të Premier Leagues . Fakti se e ka mbajtur portën të paprekur në 14 nga 34 ndeshjet me londinezët thekson një statistikë jo të lehtë për tu harruar . Të ashtuquajturit ‘’ Los Villanos ‘’ e filluan sezonin shumë mirë dhe u konsideruan si një ndër aspiruesit për tu përfaqësuar në Europë por me kalimin e ndeshjeve nuk ditën ta ruajnë protagonizmin duke devijuar nga rruga .
28 vjeçari pati një shkëlqim tek Arsenali gjatë sezonit të kaluar dhe koha e ka treguar aftësinë poshtë tre shtyllave . Me merita të padiskutueshme ka hapur një faqe të re në karrierë dhe interesi i ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ natyrisht i krijon një perspektivë nga e cila llogjikisht nuk duhet të heqë dorë . Kalvaret e shumta nuk i kanë lënë vend bardhezinvje për të ndejtur duarkryq dhe ky opsion parashikohet se do të qetësojë disi ujërat në kampin e ish kampionëve të Scudettos pavarësisht se kanë ende punë për të bërë .
Sipas CalcioMercato shtatlarti nga Mar del Plata vlerësohet me 30 milionë euro , por kontrata deri ne 2024-tën dhe sidomos fakti se është i padiskutueshëm për trainerin Dean Smith thekson një vështirësi për të firmosur me të. Rendimenti i shkëlqyer i Emiliano Martinezit ka krijuar një lloj motivi për shokët e skuadrës për të dhënë maksimumin në fushë.
Interesi i 36 herë kampionëve të Scudettos është një mundësi konkrete për gardianin e kombëtares ‘’ Albiceleste ‘’ i cili duhet të vendosë gjatë merkatos sepse Adn e Juventusit pa asnjë dyshim nuk do ta mbajë asnjëherë larg sukseseve Emiliano Martinezin .



