Rektori i Universitetit të Sporteve, profesor doktor Agron Kasa, tha në një intervistë për MCN Informacion se institucioni që ai drejton ka ngritur infrastrukturën që do t’u shërbejë sportistëve.
Kasa ftoi të gjithë trajnerët të testojnë aty përgatitjen e sportistëve.
Pesë vitet e fundit kemi investuar dhe ndërtuar infrakstrukturën rehabilituese. Kemi krijuar një bazë shumë solide, kemi ekspertët e nevojshëm për rehabilitim, kemi shumë mjekë dhe fizioterapistë dhe kemi mundësi t’u ofrojmë një shërbim të gjithë sportistëve elitarë për një trajtim special, në mënyrë që sportisti të futet sa më shpejt të jetë e mundur në aktivitet.
Ne mund të trajtojmë dhe të ndërhyjmë, Universiteti i Sporteve është universitet i sportistëve. Tani rikthehet përmes shërbimeve, ofertave. Jo vetëm ata që janë të dëmtuar, por edhe vetë ekipet mund të vijnë të bëjnë testimet dhe trajnerët të provojnë nëse përgatitja ka qenë e mjaftueshme. Të gjithë trajnerët janë të ftuar të vijnë në Universitetin e Sporteve.
Ne kemi 5-6 muaj që kemi filluar. Janë 14 mijë metër katror sipërfaqe që kërkon kohën e vet. Stadiumi po bëhet.
Unë jam pjesë e stafit të përgatitjes së trajnerëve. Kemi një bashkëpunim të frytshëm me Federatën e Futbollit.
Universiteti përgatit ekspertë dhe specialistë. Deri tani kemi ndenjur si ishuj larg njëri-tjetrit. Kam ftuar të gjithë trajnerët për të bërë kontrollin fizik. Projekti është shumë i madh, është Komiteti Olimpik, me të cilin kemi një marrëdhënie të afërt. Stërvitja me fëmijët është baza dhe akademitë e fëmijëve është çelësi i suksesit. Ne jemi një vend i vogël.
Shqiptarët kanë një universitet sportesh me 65 vjet histori, me ulje dhe ngritjet e veta. Përvoja e 65 viteve dhe ndryshimet që po bëjmë për t’u lidhur me tregun e punës është në pikën më të lartë të mundshme.



