
Mungesa e adaptimit tek Barcelona ia ka tjetërsuar krejtësisht karrierën mesfushorit Miralem Pjanic . Boshnjaku ka humbur shumë kohë me transferimin tek katalanasit me të cilët ka përjetuar një kalvar të pafundëm dështimesh. Sezoni i lënë pas besohet se ka qenë i fundit për të në Katalunjë dhe njëkohësisht i ka shërbyer për reflektim sepse po mendon seriozisht rikthimin tek dashuria e vjetër . Sipas raportimeve të Tuttosport me rimarrjen e stolit nga Massimiliano Allegri 31 vjeçari beson se ky është një moment unik për të kthyer faqen dhe të shëndërrohet në mesfushorin e disa sezoneve më parë . Italiani ishte një faktor determinant për ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ që shënoi një etapë të re në futbollin italian duke fituar Scudetton për 9 sezone rradhazi .
Eksperienca në Calcio për Miralem Pjanic mbetet pa dyshim ndër më produktivet e karrierës dhe me këtë opsion rruga drejt rikuperimit të formës do të bëhet edhe më e lehtë . Pas dy sezonesh i larguar nga Torino Massimiliano Allegri është kthyer edhe më i fortë me kompromisin absolut të rikuperimit të identitetit fitues . Në të kaluarën Miralem Pjanic konsiderohej si motorri i mesfushës bardhezi dhe ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në të gjitha sukseset e akumuluara ndër vite nga skuadra më e famshme e Serisë A . Drejtuesit e Juventusit tashmë e kanë kuptuar se konfirmimi i largimit të 53 vjeçarit nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ ishte padyshim një autogol sepse e humbën protagonizmin dhe i dhanë shansin Interit të fitonte kampionatin por duke qenë se mungesa e Miralem Pjanic është ndjerë shumë , konsiderohet se me rikthimin e tij Juventusi do të ripozicionohet si favorit për të triumfuar në Itali dhe jashtë saj .
Pas derës janë edhe zikaltërit që shpresojnë në një gabim të ‘’ Zebrave ‘’ për ta transferuar në Milano . Nevoja e madhe për të rikuperuar aspektin ekonomik e ka vënë në gatishmëri të dëgjimit të ofertave Barcelonën , drejtuesit e të cilës disa kohë më parë e kanë cilësuar boshnjakun si një prej goditjeve më të dështuara të tyre . Nëse i bëhet një analizë karrierës së tij mund të kuptohet se eksperienca më e suksesshme ka qenë pikërisht me juventinët dhe shpreson që rikthimi në shtëpinë e vjetër të jetë sa më i shpejtë dhe pa shumë probleme .
Në lidhje me interesin e zikaltërve evidentohet se do të mbetet në tentativë për faktin e dëshirës se lojtarit . Sezoni në Katalunjeënuk ka nevojë për koment pavarësisht se mesfushori numëron 30 ndeshje të cilat nuk e kanë çuar gjëkundi dhe pritet që shumë shpejt të përshëndetet me Katalujnën .



