Milani, ndez motorrët për Lukakun

Milani, ndez motorrët për Lukakun

Pas rikthimit tek Chelsea nga huazimi, për Romelu Lukakun një skuadër shumë cilësorë në Itali dhe jo vetëm ka shfaqur interes.

Belgu nuk bën pjesë në planet e Mauricio Pochettinos, i cili tregoi vlerat tek Roma në sezonin e kaluar.

Sulmuesi rikuperoi ndjeshëm terren, i reflektuar me 21 gola në 47 sfida, statistikë që nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e Milanit.

Sipas ekspertit të merkatos Gianluca Di Marzio thuhet se kuqezinjtë kanë arritur një marrëveshje për 31 vjeçarin me ‘’ Blutë e Londrës ‘’, kombëtarja e te cilit u eleminua ditën e djeshme nga Franca në Europian.

Aspekti fizik dhe nuahtja për golin janë dy elementë që spikasin tek 31 vjeçari, për të cilin do të luftojë edhe Napoli gjatë merkatos së verës.

 

Drupal Ad

 

 

 

‘’ Azurrët ‘’ i druhen largimit të Victor Osimhen dhe prej kohësh kanë nisur të kërkojnë një zëvëndësues për ishi-n e West Bromwich Albion, shumë problematik, sidomos në duelet një kundra një.

Prej kohësh ka filluar rindërtimi tek Milani pasi aspirohet fitimi i titujve në të ardhmen, pa mënjanuar protagonizmin në Champions League, i cili mungon prej vitesh.

Ecuria e Romelu Lukakut është një garanci për vijimësinë dhe tifozeria e zjarrtë shpreson që bomberi të vihet nën urdhërat e Paulo Fonsecas shumë shpejt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy