Tomori ka mposhtur Flamurtarin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Kategorinë e Parë.
Ndonëse vlonjatët ishin favoritë në këtë sfidë, skuadra beratase ia doli të bëjë surprizën, duke shënuar dy herë me Kasmollarin dhe Fejzaj.
Në Berat ishte një ndeshje e luftuar, ku nuk mungoi as tensioni, teksa kjo kuptohet edhe nga kartonët e kuq, të cilin arbitri e nxorri tre herë.
Për Tomorin u ndëshkua Muca me të kuq në minutën e 76, ndërsa në të njëjtën minuta, me të kuq u largua edhe mbrojtësi i Flamurtarit, Bicaj. Fernandinho, u ndëshkua gjithashtu me të kuq në minutën e 92.
Me këtë fitore, Tomori ngjitet në vendin e 8-të me 14 pikë, ndërsa Flamurtari mban vendin e dytë me 21 pikë.



