
Milani zhgënjeu sërish në kampionat, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Lecce, ndonëse pjesën e parë e mbyllën në avantazh 0-2.
Sikur të mos mjaftonte kjo, në këtë transfertë, Milani ka humbur edhe dy titullarë. Rafael Leao u largua i dëmtuar në pjesën e parë, ndërsa kapiteni Davide Calabria në fillim të pjesës së dytë.
Pas ndeshjes, testet mjekësore kanë konfirmuar dëmtimin e Leao-s, me portugezin që vuan një problem në kofshën e djathtë dhe pritet të mungojë dy ose tre javë.
Në krahun tjetër, Calabria vuan nga mbingarkesa fizike dhe nuk pritet të jetë diçka serioze.



