Martin Zubimendi, prioritet për Real Madridin

Martin Zubimendi, prioritet për Real Madridin

   Emri i Martin Zubimendit po rezulton ndër më të lakuarit në këtë merkato verore.

Spanjolli e ka konsoliduar vendin e një titullari tek Real Sociedad, i rëndësishëm edhe për Luis de la Fuenten tek ‘’ La Furia Roja ‘’. 

26 vjeçari fillimisht është pretenduar me ngulm nga Arsenali dhe tanimë është shëndërruar në një prioritet për drejtuesit e Real Madridit. 

Me Xabi Alonson në stol ka filluar një epokë e re tek ‘’ Galaktikët ‘’, të cilët do të synojnë fitimin e çdo trofeu  në vijimësi. 

Më së shumti Martin Zubimendi spikat për inteligjencën në aspektin taktik, organizmin e lojës dhe saktësinë në pasime, kualitete të cilat e bëjnë edhe më të dëshiruar nga ekipet e elitës. 

Pavarësisht dëshirës për qëndrimin në ‘’ Reale Arena ‘’, sigurisht interesi i ish fituesve të Champions Leagues mund ta ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve gjatë merkatos së verës, e cila pritet të përcillet me shumë emocione dhe natyrisht të papritura si në çdo tjetër. 

Flitet se negociatat ndërmjet palëve tashmë kanë nisur dhe Martin Zubimendi është një ndër emrat që e përbëjnë listën e ishi-t të Bayer Leverkusenit. 

Sezoni pararendës ishte i shtati për mesfushorin tek bardheblutë, të cilëve gjatë karrieres i ka qëndruar besnik, i shoqëruar me 48 sfida dhe 2 gola.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy