FIFA gjobit Serbinë dhe Rusinë për pankartat me përmbajtje raciste (VIDEO)

FIFA gjobit Serbinë dhe Rusinë për pankartat me përmbajtje raciste (VIDEO)

FIFA ka vendosur të gjobisë Federatën e Rusisë dhe Serbisë, për shkak se tifozët e këtyre dy kombëtareve kanë mbajtur pankarta me përmbajtje raciste.

Më 30 qershor tifozeria ruse ka shpalosur në sfidën kundër Uruguait  pankarta me përmbajtje neo-naziste dhe për këtë veprim FIFA ka vendosur që Federata Ruse është e detyruar që të paguajë një gjobë prej 10 mijë dollarësh.

FIFA ka thënë se pankartat përfshinin edhe numrin 88, kod i përdorur nga neo-nazistët për përshëndjetjen “Heil Hitler”.

Ndërkohë, përvec Federatës Ruse, FIFA ka gjobitur dhe Federata serbe të Futbollit që është urdhëruar që të paguajë 20 mijë dollarë, pasi tifozët serbë kanë mbajtur pankarta për të festuar një grup nacionalist të Luftës së Dytë Botërore, gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Brazilit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy