
Edhe gjatë eksperiencës tek Atletico Madridi Julian Alvarez po evidenton se mbetet ndër më të mirët në qarkullim.
Për argjentinasin do të jetë një merkato verore shumë e rëndësishme pasi pretendohet nga disa klube me emër.
Arsenali, Paris St Germain dhe Barcelona do të masin forcat për ishi-n e Manchester City-t, i cili e ka bërë krenar Diego Simeonen.
Veçanërisht kur flitet për ‘’ Topchinjtë ‘’ dhe ‘’ Les Pariziens ‘’ mendja të shkon tek një ofertë e konsiderueshme, pa anashakaluar edhe ‘’ Los Cules ‘’, të cilët natyrisht mbeten paksa në prapavijë.
Referuar ekipit të Mikel Artetas ky i fundit e ka shprehur se e dëshiron medoemos 26 vjeçarin në ‘’ Emirates ‘’, për ta shëndërruar në një referent në metrat e fundit.
Bashkë me Bukayo Saka dhe Eberechi Ezen gjigandët e Premier Leagues mund të rezultojnë një kërcënim për çdo rival në të ardhmen e afërt.
Ndërsa Luis Enrique i trembet largimit të Ousmane Dembeles nga ‘’ Parque de Princes ‘’, lojtar i cili duhet të zëvëndësohet me një tjetër element cilësor.
Tek kryeqytetasit golashënuesi nga Kordoba do të gjente mbështetjen e Kvicha Kvaratskhelias dhe Desire Doue dhe sigurisht do të vihej nën urdhërat e Luis Enriques, ndër më cilësorët aktualisht.
Tek Barcelona situata është e ngjashme sepse Robert Lewandowski thuhet se do të largohet në fundin e sezonit dhe Hansi Flicku e vlerëson kontributin e dhënë nga fituesi në fuqi i Botërorit të Katarit me ‘’ Albicelestët ‘’.
Enrique Cerezo e ka bërë me dije se nuk do të pranojë të negociojë për më pak se 140 milionë euro pasi e vlerëson maksimalisht nxënësin e të ashtuquajturit ‘’ El Cholo ‘’.
19 gola dhe 9 asiste në 47 sfida me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ numëron Julian Alvarez në sezonin aktual i cili e ka konsoliduar vendin e titullarit.



