Huazimi i Joao Felix tek Chelsea është një shenjë se e ardhmja në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ konsiderohet gati e pamundur .
Marrëdhëniet ndërmjet portugezit dhe Cholo Simeones kanë ardhur duke u përkeqësuar , fakt që do të thotë se me argjentinasin në stol , vijmësia e luzitanit parashikohet larg kryeqytetasve.
Megjithatë 23 vjeçari mbetet një lojtar shumë cilësor dhe Real Madridi do të mundohet ti godasë rivalët me transferimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , për arsye se është një ndër alternativat për zëvëndësimin e Karim Benzemas.
Në korrikun e 2019-tës , ‘’ Los Rojiblancos ‘’ shpenzuan 129 milionë euro për ishi-n e Benfikës, i cili tashmë mund të konsiderohet jo i qëlluar në shenjë por gjithsesi ‘’ Galaktikët ‘’ do të mundohen të shtojnë cilësinë në metrat e fundit , sidomos për faktin se ish golashënuesi i Lyonit është drejt varjes së këpucëve në gozhdë.
Pa dyshim që Atletico Madridi do ta ketë shumë të vështirë të rikuperojë shifrën e shpenzuar në të kaluarën por interesi i ‘’ Los Blancos ‘’ mund ti shërbejë Joao Felix për të rifituar vlerat e humbura, në një ekip ku gabimet janë të pafalshme dhe natyrisht duhet të japësh gjithmonë maksimumin për të fituar një vend titullari.



