
Mungesa e efektivitetit në metrat e fundit po e dëmton jo pak Barcelonën në sezonin aktual.
Drejtori sportiv Deco është përfshirë totalisht në këtë çështje dhe ka filluar të mendojë për merkaton e verës.
Gabriel Martinelli është bërë pjesë e planeve të ‘’ Blaugranëve ‘’ i cili po impresionon me Arsenalin, fakt që konfirmohet me 8 gola dhe 5 asiste në 32 sfidat e sezonit aktual.
Megjithatë, siç dihet botërisht, ‘’ Los Cules ‘’ vijojnë të limituar në aspektin ekonomik dhe do ti duhet ti bëjnë mirë llogaritë për transferimin e lojtarëve të preferuar të Xavi Hernandezit.
Nëse tratativat do të rezultojnë të suksesshme, ‘’ Camp Nou ‘’ mund të jetë shtëpia e re e 22 vjeçarit, prezenca e të cilit mund ta ndryshojë funksionimin e repartit të avancuar tek Barcelona.
Gabriel Martinelli është pjesë e ‘’ Topchinjve ‘’ prej pesë sezonesh por bashkombasi i tij e vlerëson potencialin e golashënuesit, i cili do ti shërbente ish skuadrës në një repart që konsiderohet ende difektoz.
Ndryshimi i kuq e bluve në vitet e fundit është total, të cilët janë distancuar ndjeshëm nga titujt, histori që dëshmon se rivaliteti në të gjitha kompeticionet sa vjen edhe ashpërsohet.



