Femrat U-19/ Kualifikueset e Europianit, Shqipëria triumfon ndaj Qipros

Femrat U-19/ Kualifikueset e Europianit, Shqipëria triumfon ndaj Qipros

Shqipëria U-19 për femra, mposhti Qipron ditën e sotme me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Klea Hamonikaj zhbllokoi shifrat në minutën e 16-të, ndërsa vulosi rezultatin 2-0 një autogol i Vasiliou në minutën e 90-të.

Shqipëria do të zhvillojë edhe ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Turqisë, vendit pritës, të hënën më 11 prill, teksa në sfidën e parë u mund nga Izraeli me shifrat 2-0.

Pas dy ndeshjeve të para, Shqipëria mban vendin e tretë në renditje me 3 pikë, po aq sa Izraeli dhe Turqia, që kanë luajtur vetëm nga një ndeshje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy