Roma i shkel syrin Jovicit

Roma i shkel syrin Jovicit

 Një ndër objektivat e Mourinhos për fazën më vendimtare të sezonit është fuqizimi i ofensivës për ta bërë më të frikshme Romën .  Luzitani synon përfshirjen e ‘’ Verdhekuqëve  ‘’ në Europë në sezonin vijues por të besuarve të tij i nevojitet më tepër finalizim në metrat e fundit. 

Serbi Luka Jovic e ka bindur portugezin se mund të jetë efektiv për kryeqytetasit për arsye se tek Real Madridi nuk po kalon një moment të mirë duke mbetur jashtë 11-shes së formuar nga Carlo Ancelotti dhe italianët duan ta afrojnë në ‘’ Olimpico ‘’. 

Sipas ‘ Ok Diario ‘ , drejtuesit e Romës kanë filluar përgatitjen  për të bindur 24 vjeçarit që të ndërrojë destinacion gjatë janarit , në një ekip ku i garantohet aktivizimi  nga minuta e parë . Dëshpërimi i ‘’ The Special One ‘’ për të patur një sulmues me peshë tek Roma e tij bëhet edhe më i madh me kalimin e kohës dhe shpreson se kjo alternativë do ti japë përgjigjen e pritur gjigandit të trainingut.  

Mirëpo situata e ishi-t të Frankfurtit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ ka filluar të ndryshojë për mirë dhe ia ka tjetërsuar mendimin trainerit italian se s’duhet ta mënjanojë dhe ti shfrytëzojë në maksimum aftësitë e një Luka Jovic që s’mendon gjë tjetër veçse të jetë protagonist me ‘’ Galaktikët ‘’. Kjo situatë i ka bërë krenar drejtuesit e ‘’ Los Blancos ‘’ të cilët kanë vendosur të presin për Luka Jovic për të cilin kanë refuzuar ta huazojnë ose ta largojnë nga Spanja. 

Në shumicën e rasteve lojtarë të tillë e gjejnë forcën për të reaguar sepse përgjegjësia e të qënit pjesë e klubeve të rëndësishme  kthehet në një aleat të pandarë duke i ndihmuar të jenë në lartësinë e përfaqësimit të një institucioni kaq prestigjoz  .

 Statistikat prej 11 ndeshjesh, 1 goli  dhe 2 asistesh pritet të kenë përmirësim me kalimin e javëve  për një lojtar të cilit i është dhënë shumë mbështetje në momentet më të vështira tek Real Madridi .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy