
Drejtuesit e Barcelonës vijojnë të punojnë me shumë përkushtim për tu rikthyer edhe më të fortë në sezonin vijues.
Katalanasit do të synojnë fitimin e Champions Leagues , në të cilin nuk njohin sukses që nga 2014-2015-ta.
Nuk përjashtohen largimet nga ‘’ Camp Nou ‘’ dhe një ndër emrat e përfolur është sulmuesi Raphinha .
Braziliani nuk e ka bindur Xavi Hernandezin pavarësisht se u konsiderua një ndër transferimet më të bujshëm në të kaluarën dhe drejtuesit e kuq e bluve tanimë e kanë gjetur zëvëndësuesin e ishi-t të Leeds.
Shqetësimi për ish kampionin e Europës dhe botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ vijon pasi Ansu Fati dhe Ferran Torres nuk i kanë përmbushur pritshmëritë dhe Yannick Ferreira Carrasco është bërë pjesë e listës së katalanasve.
Spanjollët tentuan të firmosin me belgun gjatë merkatos dimërore dhe sipas zërave që kanë qarkulluar së fundmi thuhet se kanë arritur akordin me Atletico Madridin për 15 milionë euro , por fillimisht duhet ti japin dritën jeshile largimeve.
Tashmë është e konfirmuar se nëse Raphinha do ti japë lamtumirën kryesuesve aktualë të La Ligas , 29 vjeçari do të vihet nën urdhërat e Xavi Hernandezit , tek një ekip që e njeh shumë mirë për arsye të përballjeve në të kaluarën .



