
Tek Interi vijojnë problematikat pavarësisht se zikaltërit po zhvillojnë një sezon shumë pozitiv. Italianët ende nuk po e gjejnë rrugën e duhur për rinovimin me Marcelo Brozovic që konsiderohet ndër më të mirët e Simone Inzaghit.
Duke analizuar këtë situatë , Barcelona është hedhur në sulm për ta larguar kroatin nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ dhe të mos ndalojë në progresin e bërë , që pak e nga pak po i jep rezultatet.
Sipas ‘ La Repubblicas ‘ , katalansit kanë ofruar 8 milionë euro për 5 vitet e ardhshme sepse shohin tek Marcelo Brozovic një lojtar që mund ta shtojë entuziazmin tek të besuarit e Xavi Hernandez .
Spanjolli e preferon shumë lojën e kampionit në fuqi të Scudettos dhe kërkon ta përfshijë në planet për të ardhmen ku do të pretendohet rikthimi në kohët e suksesit , rrugë që e kanë lehtësuar mjaftueshëm goditjet në merkato.
Skenari tashmë ka ndryshuar duke i dhënë për të kuptuar Interit se pritjet e shumta mund ti shkaktojnë pakënaqësi në një të ardhme të afërt dhe në ‘’ Camp Nou ‘’ ka filluar fërkimi i duarve për nënkampionin e botës.
Ndryshimi i menjëhershëm falë investimeve të Joan Laportas ka ringjallur shpresat për këtë Barcelonë që po vuante shumë me largimin e yjeve si Messi, Neymar apo Suarez por reagimi i drejtuesve pritej dhe tanimë mund të shijojë buzëqeshjet e munguara prej kohësh .



