Për herë të parë Shqipëria dhe Kosova do të jenë në të njëjtin grup. Shorti i hedhur ditën e sotme në Nion të Zvicrës vuri përballë përfaqësuesen kuqezi përballë asaj kosovare në fazën e parë kualifikuese të Botërorit të femrave.
Dy kombëtaret do të jenë pjesë e Grupit 2 së bashku me Greqinë dhe Maltën.



