
Trajneri i Chelsea, Tomas Tuchel ka grumbulluar edhe sulmuesin e Shqipërisë, Armando Brojën, për Superkupën e Europës, ndaj Villareal.
Në listën e publikuar së fundmi për ndeshjen e Superkupës, bie menjëherë në sy prezenca e sulmuesit. Forma e mirë e treguar në stërvitje dhe në ndeshjet miqësore, kanë lënë një shije të mirë te Tuchel, i cili beson te Broja.
19-vjeçari shpreson që të ketë minuta për të në Superkupë, ndonëse është i vetëdijshëm që kjo vështirë të realizohet.
LISTA:
Portierë: Edouard Mendy, Kepa, Marcus Bettinelli, Lucas Bergstrom!
Mbrojtës: Reece James, Cesar Azpilicueta, Andreas Christensen, Thiago Silva, Kurt Zouma, Ethan Ampadu, Antonio Rudiger, Ben Chilwell, Marcos Alonso, Emerson!
Mesfushorë: N’Golo Kante, Jorginho, Mateo Kovacic, Mason Mount, Tino Anjorin!
Sulmues: Christian Pulisic, Hakim Ziyech, Callum Hudson-Odoi, Kai Havertz, Timo Werner, Tammy Abraham, Armando Broja!



