Federata Shqiptare e Futbollit ka përgënjështruar “lajmin e rremë të shpërndarë nga tre media se futbollistë të kombëtares shqiptare kanë rezultuar pozitiv në testin e COVID-19”.
“Ky lajm është i pavërtetë dhe tendencioz. Asnjë lojtar i kombëtares, pjesëtar i stafit apo anëtar i delegacionit nuk ka rezultuar pozitiv”, lexohet në deklaratën për shtyp të FSHF-së.
FSHF ka publikuar edhe rezultatet e testeve të futbollistëve të përmendur.
“I bëjmë thirrje madias të distancohet nga këto lajme të paverteta dhe nga kjo praktikë aspak profesionale”, shton FSHF në reagimin e saj.



