Josa debuton me fitore, Laçi fiton me “tris” ndaj Tiranës

Josa debuton me fitore, Laçi fiton me “tris” ndaj Tiranës

Trajneri Mirel Josa, ka debutuar me fitore në stolin e Laçit.

Kurbinasit triumfuan me rezultatin 3-0 ndaj Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Superiore.

Pjesa e parë u vendos nga goli i Sobowale në minutën e 43-të, me sulmuesin që shënoi pas një topi të marrë në zonë.

Tirana u përpoq të reagojë në të dytën, por pa sukses. Në fund, Laçi shënoi edhe dy herë të tjera me Thaleb dhe Manellari, duke vulosur shifrat në 3-0.

Me këtë fitore, bardhezinjtë ngjiten në vendin e tretë me 10 pikë, po aq sa edhe Tirana e vendit të katërt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy