Lewandowski preferon Real Madridin

Lewandowski preferon Real Madridin

 

 Zërat për të ardhmen e Robert Lewandowskit larg ‘’ Allianz Arenas ‘’ janë shtuar së fundmi .

Vetë polaku ka konsideruar se etapa tek Bayern Munchen ka përfunduar tashmë dhe  do të kërkojë në merkaton e ardhshme ti japë lamtumirën rekordmenëve të Bundesligës . 33 vjeçari ka dhënë preferencën e tij në lidhje me hapin e ardhshëm dhe në krye të listës qëndron Real Madridi , skuadër që gjithmonë është pëlqyer nga  bomberi i bavarezëve .

Sipas ‘ As ‘ kryeqytetasi ka vënë në lëvizje agjentin e tij Pini Zahavi për të filluar negociatat me  ‘’ Galaktikët ‘’ sepse gjithmonë e ka ëndërruar transferimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ për të provuar si shumë lojtarë të njohur një ndër skuadrat më të famshme në botë .

Pika që gjeneron diskutim është mosha e Robert Lewandowskit por shifrat e arritura flasin për një sulmues të pangopur në lidhje me shënimin e golave dhe të besuarit e Carlo Ancelottit kanë nevojë më shumë se kurrë për një ndryshim rrënjësor në repartin e avancuar dhe kush më mirë se Robert Lewandowski mund ta realizojë objektivin e ‘’ Los Blancos ‘’. 

Megjithatë Florentino Perez i mbetet stoik edhe pistës së Erling Haaland dhe Kylian Mbappe për të cilët është gati të bëjë çdo çmenduri.

Në lidhje me francezin dhe norvegjezin duhet theksuar se janë prioritete absolute të Carlo Ancelottit dhe ishi i Dortmundit do të jetë asi nën mëngë nëse ‘’ Los Merengues ‘’  s’do të kenë sukses për transferimin e tyre  . 

Robert Lewandowski është duke shijuar një rini të dytë tek skuadra nga Bavaria dhe në çdo ndeshje ka treguar kompromisin absolut duke kontribuar me 25 gola dhe 2 asiste në 25 të tilla, fakte që  konfirmojnë se shtatlarti nga Varshava është një ferr për çdo kundërshtar .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy