Cristiano Ronaldo, duket se ka gjetur formën e shkëlqyer në Arabinë Saudite, aty luan për skuadrën e Al Nassr.
Portugezi ishte protagonist absolut me katër gola, në fitoren 0-4 ndaj Al Wehda. Ronaldo zhbllokoi rezultatin në minutën e 21, ndërsa shënoi edhe tre herë të tjera në minutat 40, 51 dhe 61.
Ky është goli i pestë i Ronaldos në Arabinë Saudite, aty ku u transferua në merkaton e dimrit. Al Nassr ngjitet në krye të renditjes me 37 pikë.



