Inter gjen zëvendësues për Brozovic

Inter gjen zëvendësues për Brozovic

Largimi i Marcelo Brozovicit nga Interi në merkaton e verës, me shumë gjasa në Arabinë Saudite, prej kohësh i ka vënë në lëvizje drejtuesit , të cilët e kanë gjetur zëvëndësuesin. Sipas ‘ Marcas ‘ opsioni i parë i tyre është Davide Fratessi, për të cilin vijojnë sfidën edhe Juventusi me Romën. Në kohët e fundit ky destinacion ka filluar të jetë tendencë dhe shquhet për ofertat e majme. Gjithsesi zikaltërit parashikohet se do ta kenë të vështirë firmosjen me mesfushorin e Sassuolos për arsye të pretendentëve cilësorë por drejtuesit janë të gatshëm të ofrojnë deri në 40 milionë euro, shifër që ndoshta mund të rezultojë e parefuzueshme për ‘’ Neroverdët ‘’. Në sezonin e lënë pas Interi tregoi se është rikthyer edhe më i fortë nga disfatat e të kaluarës , fakt që e tregoi me një performancë shumë të mirë në Champions League por fatkeqësisht nuk mundi ta mposhtë Manchester City-n në finale. Prej dy sezonesh 23 vjeçari kryeqytetas ka filluar të spikasë pavarësisht se Sassuolo konsiderohet një ekip i dorës së dytë në Serinë A dhe për të ardhmen e tij merkatoja verore do të jetë tejet e rëndësishme. Një kalim tek Interi , Juventusi ose ‘’ Verdhekuqtë ‘’ do ti jepte mundësinë Davide Fratessit për të provuar veten edhe në kompeticionet europiane për herë të parë në karrierë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy