Alexander Isak, opsion për Real Madridin

Alexander Isak, opsion për Real Madridin

Prioritetet e Real Madridit vijojnë të jenë një shqetësim i madh për Florentino Perezin i cili nuk ka dhënë ende rezultate në lidhje me Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, ndër më të dëshiruarit për Carlo Ancelottin .

Megjithatë ‘’ Galaktikët ‘’ duhet të shikojnë vetëm përpara për të mos humbur kohë në funksion të rindërtimit dhe këtë herë nuk i kanë kaluar kufinjtë duke qëndruar në La Liga .

Alexander Isak sa vjen edhe po e përmirëson lojën me Real Sociedadin  dhe konsiderohet një alternativë shumë interesante nëse nordiku ose francezi nuk do të transferohen në  ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Madrilenët janë në një situatë ku humbja e kohës konsiderohet e pafalshme sepse dëmton arritjen e objektivave dhe suedezi ka bërë mjaftueshëm tek ‘’ Los Txuriurdines ‘’ për të merituar interesin e spanjollëve .

 Shkëlqimi tek Solna i dha shumë shpejt mundësinë  22 vjeçarit për të përgatitur valixhet drejt ‘’ Signal Iduna Parkut ‘’ tek një Borussia Dortmund ku nuk e gjeti komoditetin e nevojshëm e më pas zgjodhi Real Sociedadin , skuadër që i dha privilegjin që aktualisht të pretendohet nga një ndër më të famshmet në glob. 

Marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy klubeve mund ta lehtësojnë largimin e Alexander Isak nga ‘’ Reale Arena ‘’ dhe të jetë pjesë e një projekti shumë ambicioz në krye të cilit është i famshmi Carlo Ancelotti. 

8 gola në 25 ndeshje janë statistika që s’duhet të anashkalohen sepse potenciali i shtatlartit të sulmit mund të ndikojë në mbarëvajtjen e Real Madridit në të ardhmen . Rëndësia e Alexander Isak tek Real Sociedadi nuk ka nevojë për koment dhe një interesi të tillë është shumë e vështirë ti përgjigjesh me ‘’ jo ‘’ sepse është favorizues në të gjitha aspektet  duke iu referuar të ardhmes .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy