Barazim mes polemikash, Teuta dhe Skënderbeu ndajnë pikët

Barazim mes polemikash, Teuta dhe Skënderbeu ndajnë pikët

Teuta dhe Skënderbeu kanë barazuar me rezultatin 2-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të në Abissnet Superiore. 

Në stadiumin e Kamzës ishte një ndeshje spektakolare dhe e luftuar nga të dyja ekipet, ku nuk munguan as polemikat. 

Pjesa e parë u mbyll 1-1, pas golave të Mensah për Skënderbeun, ndërs për Teutën shënoi Lorenco Vila. Ishte përsëri ky i fundit, që në strat të pjesës së dytë, shënoi golin e përmbysjes për durrsakët. 

Në minutën e 72, korçarët pretendojnë për dy penallti, për prekje të topit me dorë nga Daja dhe për një rrëzim të Berishës në zonë, por nuk është i këtij mendimi Jorgji, i cili pas konsultimit me VAR, akordon pozicion jashtë loje. 

Skuadra e Memellit nuk dorëzohet dhe në minutën e 78 vendos baraspeshën, me Melos Bajramin, i cili sapo ishte futur në fushë. 

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe me këtë barazim, Teuta shkon në kuotën e 13 pikëve, në vendin e katërt, ndërsa Skënderbeu mbetet i parafundit me 7 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy