Dy autogola vendosin ndeshjen, fitore me vështirësi për Liverpool

Dy autogola vendosin ndeshjen, fitore me vështirësi për Liverpool

Liverpool ka regjistruar suksesin e radhës në kampionat. 

Skuadra e Jurgen Klopp ka mposhtur me rezultatin 2-1 Leicester Cityn në shtëpi. 

Miqtë e nisën mirë, teksa kaluan të parë në avantazh Dewsbury-Hall në minutën e 4-t. 

Megjithatë mbrojtësi i Leicester, Faes kishte një natë për tu harruar, teksa e dërgoi dy herë topin në portën e tij, duke i dhënë avantazhin 2-1 Liverpoolit. 

Rezultati nuk ndryshoi dhe skuadra e Klopp merr një fitore shumë të rëndësishme që i dërgon në vendin e 6-të me 28 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy