
Lois Openda vijon të jetë një ndër sulmuesit në modë në Europë.
Ecuria e 24 vjeçarit me Leipzigun po reflekton se gjatë merkatos së verës e ardhmja e tij mund të ndryshojë.
Statistikat e arritura me gjermanët japin për të kuptuar se flitet për një lojtar shumë të rrezikshëm dhe produktiv, i cili deri në këtë moment numëron 20 gola dhe 4 asiste në 33 sfida.
Në Premier League do të zhvillohet një supersfidë për shërbimet e Lois Opendas, tanimë në listën e Liverpoolit dhe Chelseat.
Do të jetë një rivalitët shumë i ashpër deri në fund për ishi-n e Vitesses, sidomos nëse i referohemi problematikave të ‘’ The Redsave ‘’ dhe ‘’ Bluve të Londrës ‘’ gjatë sezonit aktual.
Duket se golashënuesit nga Liezh i ka trokitur fati në derë, edhe pse ende është herët për të dhënë një verdikt më të qartë për vijimësinë.
Lois Openda e ka zhvilluar karrierën në ekipe të dorës së dytë si Vitesse dhe Lens, e ardhmja e të cilit mund të ndyshojë shumë shpejt.



