Tenistja ruse i del kundër Putinit: Kam frikë në vendin tim, ndaloni luftën

Tenistja ruse i del kundër Putinit: Kam frikë në vendin tim, ndaloni luftën

Tenistja ruse, Anastasia Pavlyuchenkova, ka dalë kundër Vladimir Putin, pas sulmeve të këtij të fundit ndaj Ukrainës, ku ka dërguar forcat ushtarake.

Në një status të bërë publik në rrjetet sociale, ajo shprehet se ka frikë në vendin e saj, por shton se nuk ka frikë të kërkojë që të ndalojnë luftën.

“Kam luajtur tenis që kur isha fëmijë. Gjithë jetën e kam përfaqësuar Rusinë. Kjo është shtëpia dhe vendi im. Por, tani jam në frikë të plotë, ashtu si miqtë dhe familja ime. Por, unë nuk kam frikë të deklaroj qartë pozicionin tim. Unë jam kundër luftës dhe dhunës. Ambiciet personale apo motivet politike nuk mund të justifikojnë dhunën. Kjo e merr të ardhmen jo vetëm nga ne, por edhe nga fëmijët tanë. Jam konfuze dhe nuk di si të ndihmoj në këtë situatë.

Unë jam thjesht një sportiste që luan tenis. Unë nuk jam politikan, as personazh publik, nuk kam përvojë në këtë. Unë vetëm mund të mos pajtohem publikisht me këto vendime të marra dhe të flas hapur për këtë. Stop dhunës, ndaloni luftën”, shkruan Pavlyuchenkova në postimin e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy