Chelsea, gjen sulmues tek Bournemouth

Chelsea, gjen sulmues tek Bournemouth

Ecuria shpresëdhënëse e Antoine Semenyo në rradhët e Bournemouthit me kalimin e javëve po i siguron pretendentë cilësorë.

Chelsea, skuadër e cila pritet të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës do të tentojë transferimin e londinezit gjatë kësaj periudhe, determinante për vijimësinë.

Traineri Enzo Maresca është bindur nga paraqitjet e anglezit, i cili gjatë 23 sfidave të sezonit aktual, ka kontribuar me 7 gola dhe 3 asiste, duke e bërë krenar trainerin Andoni Iraola.

Të spikasësh në një kampionat si Premier League sigurisht është shumë e vështirë dhe në fakt e ardhmja e Antoine Semenyos mund të ndryshojë në rastin e një kalimi në ‘’ Stamford Bridge ‘’.

Drupal Ad

‘’ Blutë e Londrës ‘’ në çdo sezon pretendojnë shtimin e trofeve në vitrinën e tejmbushur dhe tashmë pronari Todd Boehly thuhet se do të ofrojë 50 milionë euro për golashënuesin.

Duhet nënvizuar se ishi i Bristol City-t në Championship mund të adaptohet në çdo pozicion të ofensivës, i cili i ka dhënë një ndihmë britanikëve, edhe pse është një ekip i cili konsiderohet mesatar në një ndër pesë ligat më të rëndësishme të Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy