
Huazimi i Joao Felix në ‘’ Stamford Bridge ‘’ me kalimin e ditëve ia ka shtuar bindjet drejtuesve të Chelseat, të cilët tanimë synojnë të blejnë kartonin e portugezit.
Eskperienca tek Atletico Madridi i dha shansin të mendojë një tjetër destinacion për të ardhmen dhe duket se e ka gjetur komoditetin tek kryeqytetasit.
Todd Boehly vijon të mos kursehet për këtë skuadër dhe sipas ‘ Cadena Ser ‘ është i gatshëm të ofrojë deri në 80 milionë euro per ishi-n e Benfikës , pavarësisht se para pak kohësh e ka zgjatur kontratën me ‘’ Los Rojiblancos ‘’.
Mosmarrëveshjet e njëpasnjëshme me Cholo Simeonen ishin arsyeja e largimit të 23 vjeçarit nga Spanja dhe sigurisht Chelsea kërkon të përfitojë nga kjo situatë për ti dhënë fund ulje-ngritjeve të luzitanit.
Sigurisht oferta meriton një analizë të detajuar dhe risia e kësaj historie është se Joao Felix me shumë gjasa do të buzëqeshë përsëri , tek një ndër ekipet më të fortë në Angli dhe kontinentin e vjetër.
Investimi në merkaton e verës dhe atë të dimrit dha për të kuptuar se manjati amerikan do të japë maksimumin edhe në vijimësi për ta ripozicionuar Chelsean në vendin që e meriton dhe duke iu referuar ecurisë së deritanishme , besohet se e ardhmja e Joao Felix do të jetë në Londër.



