Shehi: Egnatia nuk është surprizë, do bëjmë rotacion në formacion

Shehi: Egnatia nuk është surprizë, do bëjmë rotacion në formacion

Tirana luan një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e nesërme, siç është ajo ndaj Egnatias. Para kësaj sfide, para mediave ka folur trajneri i bardhebluve, Orges Shehi.

Tekniku i kryeqytetasve vlerësoi kundërshtarin, duke thënë se nuk janë surprizë, ndërsa shtoi se te Tirana do të ketë rotacion në formacion, por pa prishur strukturën dhe mënyrën e lojës.

Ne vijmë në këtë ndeshje me mentalitetin për të vlerësuar çdo skuadrës. Egnatia nuk është një skuadër surprizë, pasi është një ekip që lufton fort ndaj çdo kundërshtari. Kanë elementë mjaft cilësorë, pasi dhe në dy ndeshjet e fundit kanë marrë rezultate  pozitive. Ne e kemi vlerësuar siç duhet edhe pse kemi pasur vetëm pak ditë në dispozicion dhe jemi munduar të rikuperojmë sa më shumë energji fizike për të qenë nesër gati.

Kampionati është i gjatë, ne duhet të mësojmë nga ecuria jonë dhe nuk merremi fare me të tjerët. Ecuria jonë nuk ka qenë si në kampionatin e kaluar edhe pse kemi vetëm 3 pikë më pak se vjet. Ne kërkojmë të kemi vazhdimësi, pasi në skuadër që ka vazhdimësi arrin të bëjë mirë dhe duhet të kemi mentalitet fituesi.

Ndeshjet janë afër njëra-tjetrës. Në sfidën me Kukësin të treja zëvendësimet i kishim të detyruara, në kushte të tjera mund të bënim më mirë nëse nuk do ishim të detyruar t’i zëvendësonim lojtarët. Nesër do të ketë rrotacion sepse është i nevojshëm, por pa prishur strukturën dhe të mënyrën e lojës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy