
Në merkaton e verës në Itali priten sfida interesante ndërmjet gjgandëve.
Disa lojtarë vijojnë të spikasin në kampionatet respektive, ndër të cilët është edhe Issa Doumbia.
Në rradhët e Venezias mesfushori ka bërë mirë, konkretisht në sezonin e dytë.
Edhe pse në Serinë B 22 vjeçari pretendohet tashmë nga Juventus, Napoli, Roma, Milani dhe Interi.
Lajmi është bërë me dije nga ‘ Calciomercato ‘ dhe sipas ekspertëve Issa Doumbia është shumë i ngjashëm me Paul Pogban.
Nxënësi i Giovanni Stroppa është shprehur në disa raste se është inspiruar nga ishi i Juventusit i cili duhet kujtuar se është formuar në kategoritë inferiore të AlbinoLeffes.
Përveç gjigandëve të Scudettos, edhe Paris St Germain, Club Brugge, Sporting Lisbona dhe Benfika kanë shprehur interes për Issa Doumbian.
Nëse i referohemi ‘’ Shiponjave ‘’ duhet kujtuar se janë ofruar 15 milionë euro ndërsa ish ekipi i Cristiano Ronaldos 20 milionë euro.
Bëhet fjalë qartësisht për një lojtar deçiziv të cilit mund ti ndryshojë e ardhmja në çdo aspekt shumë shpejt.
Kontrata me Venezian i skadon në 2029-tën por referuar pretendentëve do të jetë e vështirë që të qëndrojë në ‘’ Pier Luigi Penzo ‘’.



