
Superiorja do të luajë ndeshjet e javës së 15-të, në mesjavë, me pesë takimet që janë ndarë në dy ditë, mes të mërkurës dhe të enjtes.
Padyshim vëmendja më e madhe do të jetë te derbi i kryeqytetit, mes Tiranës dhe Partizanit, sfidë e cila është planifikuar të mërkurën në orën 20:00. Në të njëjtën ditë, por në orën 13:00, luhet një tjetër ndeshje interesante, siç është ajo mes Kukësit dhe Laçit.
E enjtja rezervon tre takimet e radhës, ku në orën 13:00 luhen Kastrioti-Egnatia dhe Erzeni-Bylis.
Java e 15-të, mbyllet me ndeshjen mes Vllaznisë dhe Teutës, në orën 15:45.
JAVA 15
E mërkurë
Kukësi – Laçi ora 13:00
Tirana – Partizani ora 20:00
E enjte
Kastrioti – Egnatia ora 13:00
Erzeni – Bylis ora 13:00
Vllaznia – Teuta ora 15:45



