
Skuadra e Kukësit, ka udhëtuar drejt Turqisë, aty ku do të qëndrojnë për dy javë, para fillimit të kampionatit.
Klubi verilindor ka njoftuar se skuadra do të zhvillojë tre miqësore në Turqi, për të qenë gati për kampionatin.
Ndeshjen e parë në Superiore, Kukësi e luan ndaj Tiranës në transfertë, ku të besuarit e Skënder Gegës, do të kërkojnë ta nisin kampionatin me këmbën e parë.
Ekipi ka udhëtuar mëngjesin e sotëm në drejtim të Turqisë, ku do të kryejë fazën përgatitore për dy javët në vazhdim.
Skuadra është grumbulluar në një nga hotelet e Bolu, teksa falë kushteve të përshtatshme klimatike, ekipi do të marrë ngarkesën maksimale para fillimit të kampionatit.
Në tokën turke, skuadra jonë do të zhvillojë edhe 3 ndeshje miqësore, teksa pas dy javësh rikthehet në Tiranë për të përgatitur ndeshjen e parë të Superiores ndaj Tiranës e cila do të luhet në "Kukës Arena".



