Gvozdenovic: E merituam fitoren, gabova me Liçon

Gvozdenovic: E merituam fitoren, gabova me Liçon

Trajnerin i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për MCN TV, pas fitores që skuadra e tij mori ndaj Erzenit.

Gvozdenovic deklaroi se skuadra e tij e meritoi fitoren, ndërsa në lidhje me përsëritjen e penalltisë, tha se gaboi me Liçon, pasi duhet ta gjuante Nikaj.

Erzenit i uroj suksese. Janë një ekip shumë i mirë. Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për ne, ishim në moment delikat. E merituam fitoren. Bravo lojtarëve. Kemi katër lojtarë nga Kategoria e Parë dhe shumë të tjerë nga jashtë. Sot ishte një reagim më i mirë.

Kemi një listë për penalltitë. I pari është Lico dhe i dyti Nikaj. Kur e humbi penalltinë, thashë ta gjuajë Nikaj, por më tha që kishte besim  dhe gaboi. Ishte gabimi im që e lashë të gjuante sërish.

Sot ishim shumë ofensivë. Kam besim shumë te Nikaj dhe Rashica. Kam dy sulmues të rinj.

Ndërrova sistem, sepse me Kukësin ishim 4-3-3, ndërsa sot 3-5-2. Sot ishim shumë të motivuar dhe e kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen nga ana psikologjike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy