
Duke qenë se Simone Inzaghi tashmë i ka deklaruar spastrimet e merkatos dhe një ndër të dëmtuarit është Arturo Vidal , për kilianin nuk kanë vonuar ofertat . Janë gjigandët e Amerikës së Jugut si Boca Juniors të cilët kërkojnë ta afrojnë 34 vjeçarin në gjirin e tyre . Eksperienca e fituar në Europë përgjatë viteve është konsideruar e mjaftueshme për trainerin Miguel Angel Russo për të kërkuar transferimin e kilianit në ‘’ La Bombonera ‘’.
Lëvizjet në lidhje me këtë operacion kanë filluar nga ana e drejtuesve të ‘’ Los Xeneizes ‘’ të cilët do të përfitojnë nga fakti se është një ndër të padëshiruarit e teknikut italian dhe nëse negociatat do të kenë fundin e lumtur Arturo Vidal do të ishte një ndër goditjet e merkatos në Amerikën Jugore dhe do të rezultonte një ndihmë e madhe për kryeqytetasit sidomos në Kupën Santander Libertadores , kompeticion ku konsiderohen një kockë e fortë për tu kapërdirë .
Karakteri i veçantë dhe mentaliteti fitues janë dy elementë që do ta favorizonin të ardhmen tek Boca Juniors , skuadër që asnjëherë nuk e ka fshehur interesin për yllin e kombëtares ‘’ La Roja ‘’. Zakonisht lojtarëve që janë drejt varjes së këpucëve në gozhdë i ofrohen destinacione të tilla të cilat mbeten për tu vlerësuar sepse kemi të bëjmë me skuadra që kanë lënë gjurmë jo vetëm në kampionatet e tyre respektive por edhe në kontinentet përkatëse .
Sezonin brilant nën drejtimin e Antonio Contes ‘’ Gladiatori ‘’ e ka përfunduar me 30 ndeshje dhe 2 gola dhe nëse fati anon nga argjentinasit do ta niste eksperiencën e ardhshme me etiketën e kampionit .



