Lloris tërhiqet nga kombëtarja e Francës

Lloris tërhiqet nga kombëtarja e Francës

Portieri Hugo Lloris, ka njoftuar ditën e sotme tërheqjen nga kombëtarja e Francës. Lojtari ka mbajtur shiritin e kapitenit te kombëtarja franceze, me të cilët fitoi edhe Botërorin në Rusi në vitin 2018.

Loris e ka nisur karrierën e tij në radhët e përfaqësueses së Francës në vitin 2008 dhe që atëherë ka koleksionuar 145 ndeshje me fanellën e bluve. Me Francën ai ka fituar Botërorin 2018 dhe Ligën e Kombeve 2021, ndërsa ishte finalist në Euro 2016 dhe Botërorin 2022.

Tërheqjen e ka bërë të ditur vetë lojtari, në një intervistë të dhënë së fundmi.

Vjen një moment kur duhet të dish të kalosh stafetën. Nuk dua që të mbaj peng diçka, e kam thënë dhe e kam përsëritur që Franca nuk është e askujt dhe të gjithë kemi mënyrën që të verifikojmë se është kështu.

Unë i pari mendoj se skuadra është gati të riniset nga një emër i ri mbrapa dhe është një portier tjetër i gatshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy