Nuk ka asnjë kundërshtar, Infantino drejt mandatit të tretë si president i FIFA-s

Nuk ka asnjë kundërshtar, Infantino drejt mandatit të tretë si president i FIFA-s

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, po përgatitet për mandatin e tretë të tij, në krye të institucionit më të rëndësishëm të futbollit në botë.

Zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, do të mbahen më 16 mars të vitit të ardhshëm dhe fituesi tashmë dihet. Infantino do të vazhdojë në krye edhe për katër vitet e ardhshme, pasi asnjë kandidat nuk ka dalë për ta sfiduar atë.

Kjo u komunikua nga organi drejtues i futbollit botëror. Avokati 52-vjeçar zviceran u bë president i FIFA-s në vitin 2016, duke zëvendësuar Sepp Blatter dhe u rizgjodh në vitin 2019.

Në këtë pikë Infantino pritet të qëndrojë në detyrë përtej Botërorit 2026 të planifikuar në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy