
Rast i paprecedentë ishte ai në Ganë, në ndeshjen mes Ashanti dhe Inter Allies. Këta ët fundit u rrëzuan nga kategoria, por kanë shpërthyer polemika të shumta, për trukim të ndeshjes.
Hasim Musah ishte protagonisti kryesor në këtë ndeshje, teksa i futur nga stoli, ai shkaktoi dy autogola dhe sipas tij e bëri për të prishur bastin e vendosur para ndeshjes.
Kur ndeshja ishte në shifrat 5-0 në favor të Ashanti, Musah shkaktoi 2 autogola dhe e dërgoi në 7-0. Pas kësaj lojtari tha se në hotel kishte dëgjuar që rezultati ishte paracaktuar dhe ndeshja duhej të mbyllej 5-1.
“Dëgjova në hotel që ata kishin vendosur që ndeshja të mbyllej me rezultatin 5-1 kundër ekipit tim. Vendosa ta prishja këtë, pasi e kam thënë që jam kundër basteve.”, tha Musah.
Pas këtij rasti, në Ganë kanë shpërthyer polemika të shumta, ku të dyja skuadrat akuzohen për trukim të ndeshjes dhe për këtë arsye federata ka nisur një hetim.



