
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka mbajtur të shtunën asamblenë e 25-të të përgjithshme të jashtëzakonshme. Kjo mbledhje u thirr nga 1/3 e anëtarëve me rend dite: “Mocion mosbesimi për dy anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, mbajtësin e thesarit Genc Boga dhe anëtaren Tatjana Marash”, dy persona që u shkarkuan.
Në lidhje me këtë, në emisionin “SportZone” në MCN TV, foli presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, i cili u shpreh se nuk e kërkoi ai asamblenë, por anëtarët. Ylli deklaroi se shkarkimi i Bogës, nuk ka asnjë lidhje me projektin 5 milionë dollarë që qeveria do të japë.
Asambleja nuk u kërkua nga unë, por nga 1/3 e anëtarëve. U firmos nga 2/3 për tu shkakruar dy personat. Statuti është votuar nga vetë Federatat, nuk e kam vendosur unë. Që të mblidhet asambleja e jashtëzakonshme, duhej 2/3 ndërsa tani mblidhet edhe me 1/3. Unë kam hequr dorë nga çdo biznes dhe punë tjetër, për t’u përkushtuar në KOKSH, që ta kemi mirë me Fedearatat, që të mos më heqin nesër.
Shumica e anëtarëve janë presidentë federatash. Këta kërkuar që të shkarkohen dy personat dhe pasi u votua, u shkarkuan.
Të gjitha vendimet e kryesisë janë zbatuar. Do propozoj që çdo mbledhje të bëhet me regjistrim. Këtu nuk ka gjyq, ka moral në KOKSH.
Largimi i Bogës nuk ka asnjë lidhje me projektin 5 milionë dollarë. Vendimi i qeverisë thotë, se për projektin nuk merret KOKSH, por asambleja. Qeveria ka bërë nëj VKM dhe thotë që të merret ky projekt dhe paratë, duhet të merret nga Asambleja. 99% e presidentëve dhanë firmat për të marrë projektin.
Unë nuk tremben, iki që nesër nëse nuk kam votat. Boga erdhi dhe tha që kishte 2/3 e votave, ndërsa këto vota e larguan. Si mund të më thotë mua se kujt i mora leje për të shkuar në Kosovë?! Unë e kam në statut këtë. Lista që ka mbetur bosh do të votohet, për 4 vendet vakante. Është më mirë të bësh zgjedhje. Kemi mundësi të marrim edhe të radhës, por aty mund të bëjmë edhe zgjedhje. Asambleja e radhës do të mbahet nga maji ndoshta.



