
Eksperienca e Andre Ter Stegen në ‘’ Camp Nou ‘’ besohet se do të përfundojë shumë shpejt.
Konsolidimi i Joan Garcias si titullar e ka lënë në prapavijë gjermanin i cili medoemos pretendon të jetë në formacion.
Në orët e fundit drejtuesit e Real Sociedadit kanë shprehur interes për ishi-n e Borussia Monchengladbahut, i cili tek ‘’ Los Cules ‘’ përfiton rreth 13-15 milionë euro në sezon.
Mirëpo traineri Pellegrino Matarazzo po mendon edhe për Oliver Baumann, pjesë e Hoffenheimit.
Një transferim në ‘’ Reale Arena ‘’ do ti jepte shansin 34 vjeçarit të tregojë veten edhe në Europa League në sezonin vijues dhe presidenti Joan Laporta tashmë ka deklaruar se kërkon të përfitojë rreth 8 milionë euro nga kjo marrëveshje.
Për Andre Ter Stegen konsiderohet një shans që s’duhet humbur, sidomos nëse i referohemi objektivit të tij.
Eksperienca mbi supe mund ti shërbejë ekipit nga San Sebastian për të bërë mirë, si në kampionat ashtu edhe në Europë dhe të vijojë në të njëjtën linjë si në sezonin e shkuar, edhe pse do të jetë e vështirë sepse niveli i ekipeve në çdo kompeticion sa vjen edhe ashpërsohet.



