
Romelu Lukaku u rikthye te Interi në merkaton e verës nga Chelsea, një lëvizje kjo që bëri shumë bujë.
Fillimisht palët ranë dakord për huazimin e lojtarit për një sezon, ndërsa më pas u përfol se drejtuesit e Interit do të flisnin sërish, për të zgjatur huazimin edhe një tjetër sezon.
Megjithatë duke parë problemet e shumta fizike që ka shfaqur sulmuesi, tashmë edhe drejtuesit zikaltër kanë dyshime për formën e tij.
Lukaku, i cili pritet nga minuta e parë me Napolin më 4 janar, duhet të bindë drejtuesit dhe trajnerin, me paraqitjet e tij në fushën e lojës.



