
Futbollisti me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha nuk po kalon një periudhë të mirë në Turqi, aty ku është pjesë e skuadrës së Fenerbahce.
Pak ditë më parë, u bë e ditur, se lojtari u nda nga e fejuara e tij, Vesa Vllasaliu. Ditën e sotme mediat në Turqi, kanë zbuluar edhe arsyet e ndarjes.
Thuhet se Berisha e ka dhunuar dhe e ka dëbuar nga shtëpia partneren e tij, ndërsa në fund edhe e ka kërcënuar. Për këtë, ajo ka bërë një denoncim në polici dhe mesfushori ka përfunduar në Gjykatë, ku ka zbuluar edhe vendimin që është marrë për të.
Për 23-vjeçarin, Gjykata ka vendosur që të mos i afrohet banesës ku jeton ish-partnerja e tij dhe t’i kthejë gjëra personale. Në rast se këto nuk respektohen, atëherë Berisha rrezikon 30 ditë burg.



