
Interi dhe mesfushori Chrtistian Eriksen kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre. Shkak për këtë është bërë defribilatori të cilin danezi e ka të vendosur në zemër.
Në Serie A është e ndalur që një lojtar të luajë, nëse ka defribilator dhe probleme me zemrën. Kjo ia bënte të pamundur Eriksenit që të luante me Interit dhe për këtë arsye palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre.
Tashmë lojtari po shikon për një skuadër tjetër, për të nisur dhe të luajë sërish futboll. Gjasat janë që Eriksen të rikthehet dhe të luajë në një skuadër holandeze ose angleze, pasi këto dy shtete nuk i ndalojnë futbollistët me defibrilator.



