Luca Bertoni nuk është më pjesë e skuadrës së Partizanit. Mesfushori i kuq i cili u afrua gjatë merkatos së verës ka ndërprerë bashkpunimin me klubin e kuq.
Bertoni nuk arriti dot që të aktivizohej tek klubi i kuq pasi nuk pati shumë hapsira. Lajmi i largimit të mesfushorit italian u konfirmua nga ana e klubit të kuq përmes një komunikate.
“Luca Bertoni ndërpret aventurën me Partizanin. Klubi dhe Lojtari kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të ndërprerë me mirkuptim bashkëpunimin dy palësh. Njëkohësisht Klubi saktëson se ka arritur edhe marrëveshjen me Sudtirol, klub i cili disponon edhe kartonin e mesfushorit italian.
Bertoni iu bashkua me 15-të herë kampionët e vendit përgjatë muajit Korrik në formën e huazimit nga italianët e Sudtirol, dhe u aktivizua me të kuqtë në ballafaqimet Evropiane dhe në 4 ndeshjet e para të sezonit 2016 – 2017” thuhet në njoftimin e Partizanit./ F.B, TemA TV



