
Tentativat e njëpasnjëshme të skuadrave të elitës për Rafael Leaon tanimë e kanë marrë përgjigjen.
Portugezi me shumë gjasa do të qëndrojë në ‘’ San Siro ‘’ , i cili sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ së fundmi ka refuzuar Real Madridin dhe Chelsean.
Sulmuesi është një referent i padiskutueshëm në skemat e Stefano Piolit dhe për kuqezinjtë sigurisht konsiderohet i domosdoshëm qëndrimi në Milano.
Transferimi në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do të pasohej me jo pak probleme për 23 vjeçarin pasi do të ishte zëvëndësuesi i Karim Benzemas , fakt që me siguri do ta linte në prapavijë pavarësisht se do të ishte pjesë e një ekipi tejet të suksesshëm si ‘’ Galaktikët ‘’.
Ndërsa në lidhje me ‘’ Blutë e Londrës ‘’ , projekti i drejtuesve nuk e ka bindur dhe e vetmja zgjidhje për të ardhmen mbetet rinovimi me fituesit në fuqi të Scudettos.
Me kalimin e kohës, ishi i Lilles është shëndërruar në një ndër sulmuesit më të rrezikshëm jo vetëm të Italisë por edhe Europës dhe deri më tani ka kontribuar me 13 gola në 41 sfida , sezon i cili i ka shërbyer Milanit për të qenë protagonist në Champions League, kompeticion ku do të masë forcat me Interin në gjysëmfinale.



